Waller e ka ftohtë

Temperaturat e ulëta që po mbizotërojnë në vendin tonë së fundmi, kanë vështirësuar punën edhe për sportistët. I njoftuar me ‘realitetin kosovar’ ku stërvitjet gjatë dimrit bëhen në salla të ftohta ku mungon ngrohja, basketbollisti amerikan i Sigal Prishtinës, Tay Waller ka shfrytëzuar rrjetin social Twitter për t’u ankuar në kushtet e punës. “Trajnerët në…

Sport

25/11/2013 20:36

Temperaturat e ulëta që po mbizotërojnë në vendin tonë së fundmi, kanë vështirësuar punën edhe për sportistët.

I njoftuar me ‘realitetin kosovar’ ku stërvitjet gjatë dimrit bëhen në salla të ftohta ku mungon ngrohja, basketbollisti amerikan i Sigal Prishtinës, Tay Waller ka shfrytëzuar rrjetin social Twitter për t’u ankuar në kushtet e punës.

“Trajnerët në stërvitje qëndrojnë me xhaketa të trasha kurse prej nesh presin të bëhemi sikur nuk është ftohtë”, shtoi ylli i skuadrës nga kryeqyteti.

Waller ka shkëlqyer deri më tani gjatë këtij sezoni, pas ardhjes në klub si një prej përforcimeve më të mëdha për pjesëmarrje në Ballkan Ligë.