Walker varroset në fundjavë

Pas ceremonisë komomorative të kësaj jave, familja e Paul Walker ka vendosur që funerali të mbahet gjatë fundjavës në Forest Laën Memorial Park. “Të gjitha detajet e funeralit duhet të konfirmohen ende”, ka deklaruar një burim për ‘E! News’. Ndër të tjera, ky burim konfirmon se për ta kompletuar ceremoninë do të ndihmojnë edhe miqtë…

ShowBiz

11/12/2013 14:00

Pas ceremonisë komomorative të kësaj jave, familja e Paul Walker ka vendosur që funerali të mbahet gjatë fundjavës në Forest Laën Memorial Park. “Të gjitha detajet e funeralit duhet të konfirmohen ende”, ka deklaruar një burim për ‘E! News’.

Ndër të tjera, ky burim konfirmon se për ta kompletuar ceremoninë do të ndihmojnë edhe miqtë e Walker, ndër ta edhe kolegu aktor, Tyrese Gibson. Ylli i ‘Fast & Furious’ ndërroi jetë më 30 nëntor, së bashku me mikun e tij, Roger Rodas, që në atë moment ishte vozitës.

Walker ishte 40 vjeç dhe gjendej në një eveniment bamirësie në California, të dedikuar të prekurve nga katastrofa e fundit që i goditi ishujt Filipine.

“Zemra ime është shumë keq. Askush nuk arrin të më bind se kjo ka ndodhur në të vërtetë. E lus Zotin që të më këndell, sepse nuk po e kuptoj ende këtë”, ka shruar Gibson në rrjetin social Twitter.