Walker, i ‘sëmurë’ pas shpejtësisë

Paul Walker ishte një njeri i ‘sëmurë’ pas shpejtësisë. Pikërisht kjo i kushtoi me jetë dje, pasi vetura e tij u përplas për një pemë dhe aktori amerikan, edhe pse në këtë rast nuk ishte shofer, e gjeti vdekjen së bashku me mikun e tij, që po e voziste veturën. Walker njihej për një njeri…

ShowBiz

02/12/2013 06:30

Paul Walker ishte një njeri i ‘sëmurë’ pas shpejtësisë. Pikërisht kjo i kushtoi me jetë dje, pasi vetura e tij u përplas për një pemë dhe aktori amerikan, edhe pse në këtë rast nuk ishte shofer, e gjeti vdekjen së bashku me mikun e tij, që po e voziste veturën.

Walker njihej për një njeri të fiksuar pas shpejtësisë me vetura, sa që ai e kishte lënë një porosi, sikur t’ia ndiente zemra se do të shkonte nga kjo botë pikërisht nga ‘sëmundja’ e tij.

“Nëse një ditë shpejtësia do më vrasë, mos qani për mua, sepse unë në ato momente isha duke qeshur”, është njëra prej thënieve të Walker.

40 vjeçari e shokoi botën e ‘shoë-bizit’ me vdekjen e papritur, ndërsa shumë miq dhe kolegë e shprehën keqardhjen dhe mërzinë për humbjen e një aktori të shkëlqyer, e mbi të gjitha, të një njeriu të mirë.