Walker dhe drejtuesit e Opozitës tregojnë se çka u bisedua në takimin e sotëm (Video)

Ambasadori historik për Kosovën William Walker, ka bërë bashkë përfaqësuesit e partive opozitare, për ti bindur ata për një koalicion të përbashkët për zgjedhjet e 11 qershorit.

Lajme

13/05/2017 21:01

 

Pjesë e këtij takimi ishin përfaqësues të Lëvizjes Vetëvendosje, të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Aleancës Kosovare e Re dhe Nismës për Kosovën.

Ish ambasadori William Walker duke folur për televizionin ka thënë se  beson fuqishëm se këto parti janë të duhura për Kosovën dhe beson fuqishëm në ndryshimet që do t’i sjellin popullit.

“Ishtë një takim shumë miqësorë. Biseduma për shumë cështje, duke përfshirë edhe kolacionet e mundëshme. Besoj tani për tani këta janë njërzit që i duhën Kosovës”, ka thënë Walker

Se agjendë e këtij takimi ishte diskutimi për koalicion,  e ka konfirmuar  edhe presidenti i AKR-së, Behgjet Pacolli.

Pacolli, deklaroi se nuk  është arritur asgjë nga ky takim, pasi që siç tha ai ishte tepër vonë dhe shumica e partive e kishin dakorduar listën e tyre për deputet.

Ai shtoi se ekziston mundësia që pas zgjedhjeve këto parti të bëhen bashkë.

YouTube player