Walcott po vjen

Theo Walcott është në rrugë të mirë të rikuperimit nga lëndimi i rëndë që pësoi në fillim të vitit. Ylli i Arsenalit ka publikuar një xhirim ku shihet se nuk e ka humbur aspak shpejtësinë.

Sport

14/08/2014 22:59

Tifozët e Arsenalit kanë arsye për t’u gëzuar edhe pas triumfit në Community Shield.

Theo Walcott ka bërë të ditur se është në rrugë të mirë të rikuperimit nga lëndimi. Ylli anglez nuk ka luajtur prej kur pësoi dëmtim në fitoren e Arsenalit ndaj Tottenhamit në FA Cup në janar.

Si rezultat i këtij dëmtimi ai mungoi edhe në Kampionatin botëror në Brazil.

Mirëpo, tani ai duket se ka filluar të punojë me intensitet pasi ka publikuar një xhirim në Instagram ku shihet se është duke rikthyer shpejtësinë në qendrën stërvitore të Arsenalit.