Walcott nuk duron më: Arsenali më zhduku dashurinë për futbollin!

"Tani po luaj futboll me buzëqeshje në fytyrë. Thjeshtë po e dashuroj sërish futbollin”.

Sport

21/09/2018 21:00

Theo Walcott ka lëshuar akuza të rënda mbi Arsenalin.

Ai tha që klubi londinez e bëri që të mos ndjejë më dashuri për futbollin, përcjellë “Lajmi.net”.

“Nuk do të gënjej, për një kohë të shkurtër nuk e dashuroja më futbollin. Sepse kisha disa performanca të mira, por më pas nuk më jepej shansi që të luaja. Të shënoja mbi 100 gola për Arsenal ishte një arritje madhështore personalisht për mua, më pas vetëm në një vit e gjymsë të fundit, gjithçka u bë e vështirë. Nuk mund të gënjej”, deklaroi Walcott.

“Ishte shumë e vështirë, të mos kisha mundësinë të bëhesha pjesë e skuadrës, ndonjëherë të isha në ekip e herë të tjera jashtë. Thjeshtë ndjeva se doja të më rikthehej sërish dëshira dhe sfida për futboll. Nuk e ndjeja se kjo mund të ndodhte më gjatë te Arsenal”.

“Tani më është rikthyer sërish shijimi dhe kënaqësia, dhe nuk mund të isha më i lumtur në asnjë vend tjetër. Po luaj futboll me buzëqeshje në fytyrë. Thjeshtë po e dashuroj sërish futbollin”, shtoi ai. /Lajmi.net/