Walcott lidhet me Barcelonën

Theo Walcott është emri i radhes i lidhur me një kalim te Barcelona.

Sport

01/11/2015 19:01

Barcelona është në kërkim të një lojtari në fazën ofansive, pas largimit të Pedros në drejtim të Chelseas, ndërsa sipas medieve spanjolle katalunasit i kanë kthyer sytë kah futbollisti i Arsenalit, Theo Walcott.

Mundo Deportivo shkruan se anglezi shihet si zëvendësues ideal i Pedros.

Përveç Walcottit Barcelona po mendon edhe për mbrojtësin Hector Bellerin i cili është produkt i akademisë së katalunasve.