Walcott largohet nga Arsenal, zgjedh klubin e ri

Theo Walcott ka vendosur se dëshiron të luajë nën urdhrat e Big Sam te skuadra e Evertonit.

Sport

17/01/2018 11:40

Theo Walcott i ka dhënë divorcin Arsenalit. Anglezi sipas Sky Sports, ka kaluar testet mjekësore tek Everton.

Dëshira e Walcottit për të punuar me trajnerin Sam Allardyce kanë qenë arsyet kryesore për ta zgjedhur Evertonin.

Dortmundi dhe Southamptoni kanë shprehur interesim për të, por Walcott ka vendosur se dëshiron të luajë nën urdhrat e Big Sam.

Gjithmonë sipas Sky Sports, lojtari i ka kushtuar Evertonit plot 22 milionë euro.