Walcott – Inter, ky është lajmi i fundit

Koha e pamjaftueshme e vënë në dispozicion nga trajneri Arsene Wenger këtë sezon, ka bërë që Theo Walcott t’i kërkojë agjentit të tij një skuadër të re këtë afat kalimtar.

Sport

05/01/2018 17:37

Edhe pse ofertat nga Anglia nuk mungojnë, reprezentuesin i ‘Tre Luanëve’ karrierën mund ta vazhdojë në futbollin italian.

Sipas ‘TuttoMercatoWeb’, është skuadra e Interit që po kërkon shërbimet e anësorit 28 vjeçar.

Arsenali po kërkon 20 milionë euro për Walcottin që ka kontratë deri në përfundimin të sezonit të ardhshëm, por Interi do të tentojë fillimisht huazimin e tij, me të drejtë blerje në fund të sezonit./Lajmi.net/