Walcott humb Botërorin

Lajm shumë i keq për Theo Walcottin. Sulmuesi i Arsenalit do të mungojë në pjesën e mbetur të stinorit në Premierligë, por edhe në Kampionatin botëror në Brazil. Reprezentuesi anglez i cili u dëmtua në fitoren 2:0 ndaj Tottenhamit në kuadër të rrethit të tretë në FA Cup të shtunën, ka pësuar lëndim të rëndë…

Sport

06/01/2014 18:30

Lajm shumë i keq për Theo Walcottin. Sulmuesi i Arsenalit do të mungojë në pjesën e mbetur të stinorit në Premierligë, por edhe në Kampionatin botëror në Brazil.

Reprezentuesi anglez i cili u dëmtua në fitoren 2:0 ndaj Tottenhamit në kuadër të rrethit të tretë në FA Cup të shtunën, ka pësuar lëndim të rëndë në ligamentet e gjurit të majtë dhe do të mungojë për së paku gjashtë muaj.

Pas testeve mjekësore të cilave iu nënshtrua në Londër, Walcott mori lajmin e hidhur se e ka përfunduar sezonin dhe nuk do të ketë kohë të rikuperohet për Botërorin në Brazil.

Arsenal ka publikuar një komunikatë duke konfirmuar lëndimin dhe mungesën e gjatë të Walcottit derisa i ka uruar atij shërim të shpejtë.