Walcott ecën vetë

Sulmuesi i Arsenalit, Theo Walcott pret të rikthehet në fushë më i fortë se kurrë, pasi ka përshpejtuar fazën e riaftësimit nga lëndimi i rëndë në ligamentet e gjurit, që ia përfundoi sezonin. Reprezentuesi anglez dëmtoi gjurin në fitoren 2:0 ndaj Tottenhamit në FA Cup në janar, dhe testet mjekësore zbuluan se shkalla e lëndimit…

Sport

01/03/2014 12:43

Sulmuesi i Arsenalit, Theo Walcott pret të rikthehet në fushë më i fortë se kurrë, pasi ka përshpejtuar fazën e riaftësimit nga lëndimi i rëndë në ligamentet e gjurit, që ia përfundoi sezonin.

Reprezentuesi anglez dëmtoi gjurin në fitoren 2:0 ndaj Tottenhamit në FA Cup në janar, dhe testet mjekësore zbuluan se shkalla e lëndimit të ligamenteve është aq e rëndë sa që ai do të mungojë në vazhdim të stinorit, dhe Kampionat botëror.

Por, 24-vjeçari ka filluar të ecë dhe insiston se do të rikthehet edhe më i fortë se më parë. “Më është nevojitur një kohë e konsiderueshme që të eci sërish në mënyrën e drejtë, por tani e kam gati”, deklaroi Walcott për Daily Mail.

“Për momentin, jam duke shkuar javë pas jave dhe synoj të arrij disa objektiva. Nuk mund të bëj shumë ende”.

“Nuk dua të ngutem dhe të mos jem 100 për qind gati dhe të shkaktoj lëndime tjera. Asnjëherë nuk jam joshur nga tentimi i rikuperimit për Kampionat botëror. Jam konsultuar në Londër dhe ishte vendim i duhur. Por, pas kësaj do të kthehem edhe më i fortë se kurrë më parë”, u shpreh ylli i gjigantit londinez.