VW gradualisht zbulon crossoverin e ri

Volkswagen ka publikuar detajet e para teknike, por edhe fotografitë e modelit pjesërisht të maskuar T-Cross, i cili do të prezantohet më vonë gjatë këtij viti.

Auto & Tek

13/07/2018 11:37

Modeli më i ri i prodhuesit gjerman në gamën e prodhimit do të marrë vendin nën SUV T-Roc.

Pas prezantimit këtë vjeshtë, VW T-Cross do të jetë SUV/crossover më i vogël në ofertën e prodhuesit nga Wolfsburg.

Ai është i bazuar në platformën mekanike MQB dhe do të ketë bagazh 455 litra.

Për blerësit do të jetë në dispozicion motori 1.0 TSI me 95 kuaj fuqi dhe 115 kuaj fuqi, ndërsa në ofertën me benzinë do të jetë njësia 1.5 litra me 150 kuaj fuqi. Varianti i vetëm në dizel do të ketë 95 kuaj fuqi.

VW T-Cross do të vijë në sallonet e shitjes në pranverë të vitit 2019.