VW Golf GTI versioni Wolfsburg i krijuar nga disa të rinj

Një ekip i të rinjëve nga Volkswagen kanë zbuluar krijimin e tyre të ri-dizajnuar të Golf GTI, version të cilin e kanë quajtur Wolfsburg.

Auto & Tek

30/05/2014 23:33

Vetura Golf GTI Wolfsburg është një veturë e bazuar në performancën e motorit 2.0 litërsh të GTI standard, por të rritur nga 230 kuaj-fuqi në 380 kuaj-fuqi.

Kjo duke i\’u falenderuar kutisë së ajrit prej karboni dhe boshtit të rrotave, i cili përmban kontroll të vakumit për të lejuar motorin që të rregullojë zhurmën e tij.

Katër femra dhe tetë meshkuj, të moshës 18 deri 23 vjeçare, shpenzuan nëntë muaj në këtë projekt, duke vendosur një dizajn me ngjyrë të kuqe dhe të zezë si brenda ashtu edhe jashtë veturës.

Pamja e jashtme përmban një spojler të punuar me dorë, dy vija të zeza të theksuara dhe një vizatim të qytetit të Wolfsburgut anash.

Brenda, vetura ka ulëse të bukura të kuqe nga Recaro, një sistem kompjuterik të integruar me kontrollim nga iPhone, përderisa në bagazh vetura përmban një PS4 me një TV 24 inç.