VW do të krijojë një model special të Golf R400

Ne po jetojmë në epokën e veturave më të mira dhe veturat si Ford Focus ST dhe Volkswagen Golf GTI të cilat janë aktualisht në shitje janë duke punuar edhe më tej për përmirësimin e modeleve të tyre.

Auto & Tek

21/07/2014 22:07

Poashtu, vetura Ford Focus ST do të vijë deri në vitin 2016. Dhe tani ne kemi marrë një raport se VW do të krijojë një version të ri të konceptit Golf R400.

Kjo veturë do të jetë një përgjigje ndaj modelit A45 AMG të Mercedes. Vetura do të jetë edhe më e fuqishme se modeli i ri Golf R.

Gjithashtu i caktuar për të debutuar në vitin 2016, modeli AWD R400 do të pajiset me një motor turbo-mbushës 2.0 me katër cilindra. Vetëm këtë herë është më ndryshe pasi që motori do të prodhojë 395 kuaj-fuqi dhe 332 lb të çifteve rrotulluese.

Një marsh prej 6 shpejtësive do të vijë në veturë si transmetues standard. Ndoshta kjo veturë do të jetë me të vërtetë një përgjigje e mirë ndaj A45 AMG.

Shpejtësia e veturës do të jetë gjithashtu mahnitëse, ku për 3 sekonda do të arrijë 96kmh me një shpejtësi maksimale prej 280kmh.

Vetura pritet që të ketë një çmim prej $40,000.