VV: Vetëm njohja reciproke normalizon marrëdhëniet me Serbinë

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosjes Visar Ymeri foli lidhur me dialogun me Serbinë ne Bruksel. Ai tha se normalizimi e marrëdhënieve në mes Kosovës dhe Serbisë është i mundur vetëm nëse ka njohje reciproke të shtetësisë.

Lajme

28/12/2015 14:42

Ai krahasoi situatë e Kosovës me atë të Kroacisë, marrëveshje e arritur në mes këtij shteti dhe ish-Jugosllavisë në vitin 1996, pas përfundimit të luftës. Ymeri përmendi pika nga kjo marrëveshje dhe dallimi sipas tij, në këto dy marrëveshje është shumë i madh.

Derisa në marrëveshjen me Kroacinë, pika e parë është njohja dhe respektimi i palëve në mes veti si shtete, në marrëveshjen e Kosovës me Serbinë, në pikën e parë thuhet se do të formohet një Asociacion i Kominave Serbe.

Ymeri tha se Kosova nuk ka nevojë për dialog me Serbinë por me serbet e Kosovës.