VV transport falas nga e gjithë Kosova për protestën e nesërme (Foto)

Lëvizja Vetëvendosje duket se ka marrë të gjitha masat që protestën e nesërme e paraparë për orën 14:00 në Prishtinë, ta bëjë sa më masovike. 

Lajme

23/01/2015 17:57

Lëvizja Vetëvendosje, ka ndërmarrë të gjitha masat që protesta e nesërme në Prishtinë, me motot, “Jabllanoviq jashtë!” dhe “Trepça është e jona!”, të jetë sa më masovike. 

Përveç tjerash, degët e kësaj partie politike nëpër qytete të ndryshme të Kosovës, janë mobilizuar që të organizojnë transport publik falas për të gjithë ata qytetarë që dëshirojnë t’i bashkohen protestës e cila fillon në ora 14:00, me pikënisje te Biblioteka Kombëtare në Prishtinë. (lajmi.net)