“VV të vetmit që vazhdojnë ta kundërshtojnë integrimin e Kosovës në BE dhe heqjen e vizave”

Anëtari i AAK-së, në KQZ, Binak Vishaj ka thënë se të vetmit që kundërshtojnë integrimin e Kosovës në Bashkimin Evropian dhe heqjen e vizave për qytetarët, janë politikanët si Glauk Konjufca.

Lajme

21/02/2018 19:37

Vishaj ka thënë se këta politikanë nuk kanë kurrfarë fuqie që t’i shtyjnë agjendat e tyre politike.

“Të vetmit që vazhdojnë të kundërshtojnë integrimin e Kosovës në BE dhe heqjen e vizave për qytetarët e Kosovës, janë politikanët e tipit te Glauk Konjufcës dhe Klanit të M…., të cilët më nuk kanë kurrfarë fuqie që në emër të, Nacionalizmit, t’i shtyjnë agjendat e tyre politike. Une nuk i marr seriozisht deklarimet e tyre”, ka shkruar Vishaj në Facebook.

Ndërsa sot në mbledhje të Kryesisë së Kuvendit është caktuar që nesër në ora 11 të mbahet seanca për ta votuar demarkacionin me Malin e Zi./Lajmi.net/