VV s’e ka shkarkuar Ajnishahe Halimin, po diskuton çështjet e ngritura nga ajo

Lëvizja Vetëvendosje, nëpërmjet një njoftimi për media, ka thënë se e ka shkarkuar nga përgjegjësia e koordinatorit në Qendrën e Deçanit Arben Gecajn, por të njëjtën gjë s’e ka bërë edhe me Ajnishahe Halimin.

Lajme

24/03/2015 18:06

Me Halimin e cila është koordinatore e partisë në Skënderaj, VV thotë se po i diskutojnë çështjet që ajo ka ngritur.

“Në mbledhjen e Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, më datë 16 mars 2015, është diskutuar për ristrukturimin në nivelin e parë dhe të dytë organizativ dhe në këtë drejtim janë marrë disa vendime.

Për shkak të mungesës së bashkëpunimit me organet e Lëvizjes Vetëvendosje, Arben Gecaj është shkarkuar nga përgjegjësia e koordinatorit në Qendrën e Deçanit. Të gjitha reagimet e tij publike, vijnë pas këtij shkarkimi.

Ndërkaq, Kryesia është duke i diskutuar së bashku me zonjën Ajnishahe Halimi çështjet e ngritura nga ajo”, shkruan në njoftim.