“VV-së dhe LDK-së ose po iu pëlqen rritja e pagës së kryeministrit ose po i frikësohen Ramushit?”

Vendimi i kryeministrit Ramush Haradinaj për rritjen e pagës së vet, ministrave dhe zyrtarëve tjerë të lartë, ka nxitur reagime të shumta në vendin tonë, përveç partive opozitare VV-së dhe LDK-së.

Lajme

28/12/2017 20:46

 

Kështu thotë kryetari i partisë Fjala, Gëzim Kelmendi. Sipas tij, këto parti si duket po e pëlqejnë këtë vendim skandaloz dhe të turpshëm të kryeministrit Haradinaj ose po frikësohen prej tij.

“Është edhe më e turpshme heshtja e tyre si opozitë. Situatën më të rëndë e bën fakti se VV-ja dhe LDK-ja  janë opozita më e madhe që ka pasur Kosova pas luftës. Këto dy subjekte së bashku kanë 60 deputet, aq sa ka edhe pozita 60 deputetë. Me 60 deputet sa i kanë, sa herë të dëshirojnë seanca munden me thirrë dhe shumë vendime me i marrë. Heshtni heshtni VV dhe LDK. Aq sa është krim ky vendim i kryeministrit Haradinaj, aq është krim edhe heshtja juaj. Ju merrni paga dhe meditje të mira, por këtë privilegj nuk e kanë qytetarët që iu kanë votuar”, thotë Kelmendi. /Lajmi.net/