VV: Policia ka filluar me provokimin e protestuesve

Lëvizja Vetëvendosjes (VV), ka akuzuar Policinë e Kosovës se ka filluar t’i provokojë protestuesit.

Lajme

18/04/2015 12:40

Sipas një njoftimi të VV-së, thuhet se protestuesit e nisur nga Prizreni, po mbahen të ndalur nga policia dhe po kontrollohen një nga një, që sipas VV-së, kanë për qëllim vonimin e protestuesve.

“Policia ka filluar provokimin e protestuesve. Protestuesit që janë nisur nga Prizreni, tash e gjysmë ore po mbahen të ndalur nga policia e cila po i kontrollon veç e veç secilin”.

“I bëjmë thirrje Policisë së Kosovës që të mos vazhdojë provokimet e tilla që kanë synim vonimin e protestuesve”, thuhet në  njoftimin e VV-së.

11160418_929760633741852_791498923_n