VV nuk beson në vlerësimin e Kushtetueses për Asociacionin (Video)

Lëvizja Vetëvendosje nuk beson se Gjykata Kushtetuese do të jep një vlerësim real lidhur kushtetutshmërinë e marrëveshjes për themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe.

Lajme

15/12/2015 13:14

Këtë e ka thënë nënkryetari i kësaj lëvizje, Driton Çaushi, gjatë një konference për media, i cili ndër të tjera, ka vlerësuar se shfuqizimi eventual i kësaj marrëveshje, tregon për jokushtetueshmërinë e saj, raporton lajmi.net.

“Nëse Gjykata Kushtetuese e shfuqizon marrëveshjen, vetëm sa e forcon jokushtetueshmërinë e saj. Por ne nuk i besojmë këtij institucioni”./lajmi.net

YouTube player