VV: Militantët partiakë caktohen udhëheqës të fshatrave në Skenderaj

Lëvizja Vetëvendosje dega në Skenderaj ka akuzuar qeverisjen e kësaj komune se që 14 vjet nuk ka mbajtur zgjedhjet për komitetet e fshatrave, edhe pse një gjë e tillë i është kërkuar edhe nga MAPL.

Lajme

09/01/2015 13:19

Sipas një komunikate të Vetëvendosjes, komuna e Skenderajt në këto pozita, në mënyrë jo transparente ka caktuar militantë partiak për të pasur në kontroll ç’do gjë.

“Në Skenderaj ka plot 14 vjet që nuk janë mbajtur zgjedhje për komitetet e fshatrave dhe për Bashkësi Lokale. Edhe pse Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal ka kërkuar qysh para dy vitesh që të përfundohen zgjedhjet, kjo në Komunën e Skenderajt nuk ka ndodhur”.

Pushtetin lokal në Skenderaj, përgjegjësit që i takojnë Komiteteve të fshatrave ua ka bartur individëve të caktuar, militantëve partiak, që sipas tyre, në këtë mënyrë ata të mund të kontrollojnë çdo veprim të tyre.

“Edhe pse me datën 27 nëntor të vitit 2014, Kuvendi Komunal ka aprovuar rendin e ditës, ku ndër të tjera ishte edhe pika  ‘Njoftim mbi orarin e mbajtjes së mbledhjeve për zgjedhjen e Komiteteve të fshatrave dhe Bashkësive Lokale’, sipas kësaj lëvizje kjo gjë nuk ka qenë transparente pasi që në të gjitha takimet e organizuara i kanë ftuar vetëm kryetaret e nëndegëve të PDK-së, dhe në këtë formë i kanë ‘zgjedhur’ komitetet e fshatrave”, thuhet ndër të tjera në komunikatën e Lëvizjes Vetëvendosjes të degës së Skenderajt.