“VV-ja të distancohet nga gjuha e urrejtjes ose të deklarohet se pajtohet që Izraeli të zhduket nga faqja e dheut”

Analisti Imar Mushkolaj përmes një statusi në rrjetin social Facebook ka thënë se Vetëvendosje duhet të distancohet nga deklaratat antisemite dhe gjuha e urrejtjes që e ka përdorur kandidati i kësaj partie për kryetar të Rahovecit.

Lajme

18/09/2017 13:10

Sipas Mushkolajt në të kundërtën VV-ja të deklarohet se pajtohet që shteti i Izraelit të zhduket nga faqja e dheut.

“Vetëvendosja ose duhet të distancohet nga deklarata antisemite dhe gjuha e urrejtjes e përdorur nga kandidati i saj për kryetar të Rahovecit, ose të deklarohet se pajtohet që shteti i Izraelit duhet të zhduket nga faqja e dheut”, ka shkruar Mushkolaj në Facebook.