VV hesht pas kërkesës publike të Isa Mustafës për sqarimin e 72 padive kundër tij

Lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa tha sot se duhet t’i sqarojnë disa çështje para se të krijojnë partneritet me Vetëvendosjen.

Lajme

15/08/2017 21:29

Mustafa ka vërë në mëdyshje nëse dikush nga Vetëvendosje i ka dërguar 72 lëndë për korrupsion në Prokurori, në emër të tij.

“Ata duhet të deklarohen nëse këto janë të vërteta ose vetëm kanë bërë propagandë. Mua asnjëherë nuk më ka thirr prokuroria”, është shprehur Mustafa.

Lidhur me këtë lajmi.net ka tentuar të kontaktojë me zyrtarë të Vetëvendosjes, mirëpo kontakti ka qenë i pamundur.

Lajmi.net ka provuar të flas me deputetët Glauk Konjufca dhe Rexhep Selimi, si dhe zëdhënësin Shkodran Hoti.

Po ashtu, Mustafa ka përkujtuar se me Lëvizjen Vetëvendosje kanë qëndrime të kundërta edhe në çështjen e demarkacionit, Ushtrisë, dialogut me Serbinë.

Të kujtojmë se zyrtarët më të lartë të Lëvizjes Vetëvendosje, duke përfshirë Albin Kurtin, Visar Ymerin, Glauk Konjufcën, Shpend Ahmetin, Dardan Sejdiu, në disa raste kanë thënë se kanë deponuar në prokurori 72 padi për korrupsion kundër Isa Mustafës lidhur me qeverisjen në Prishtinë. /Lajmi.net/

Lexoni edhe:

Mustafa: Si mund të jemi partner me VV-në kur i kanë çuar 72 lëndë për mua në prokurori