VV godet sërish me vezë; tani Bajram Gecajn (Video)

Aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje para pak çastesh, gjuajtën me vezë Bajram Gecajn, Zëvendësministër i Pushtetit Lokal.

Lajme

19/10/2015 18:10

VV paralajmëron se do të vazhdoj edhe më tutje me aksione të këtij lloji, transmeton lajmi.net

“Dhunës dhe brutaliteti policor ndaj aktivistëve nëpër stacionet policore, nuk do të na ndalë në asnjë moment. Do t’ua bëjmë jetën të parehatshme, politikanëve të zhytur në luks, që po e shkatërrojnë shtetin dhe shoqërinë tonë”, shkruan VV.

Shikoni videon më poshtë për të parë momentin e gjuajtjes me vezë zv ministrit Gecaj./lajmi.net