VV e vendosur: Ky është kushti i saj për të hyrë në koalicion me LDK-në

  Zyrtarë të Lidhjes Demokratike të Kosovës kanë deklaruar se do të hyjnë në koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje, nëse këta të fundit janë të gatshëm ta japin postin e kryeministrit. Por këto deklarime i shohin krejt si të pa pranueshme Lëvizja Vetëvendosje. Ish deputeti i VV-së, Rexhep Selimi tha se partia e tij nuk e…

Lajme

16/06/2017 20:51

 

Zyrtarë të Lidhjes Demokratike të Kosovës kanë deklaruar se do të hyjnë në koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje, nëse këta të fundit janë të gatshëm ta japin postin e kryeministrit. Por këto deklarime i shohin krejt si të pa pranueshme Lëvizja Vetëvendosje.

Ish deputeti i VV-së, Rexhep Selimi tha se partia e tij nuk e negocion fare postin e kryeministrit për shkak se siç tha ai, nuk mund të hidhen poshtë afër 200 mijë vota që kanë votuar për Albin Kurtin kryeministër.

Selimi u shpreh i bindur se do të arrijnë ta formojnë qeverinë e re të Kosovës, duke thënë se koalicioni PAN nuk i ka numrat për ta bërë një gjë të tillë.

YouTube player