VV e quan politik dënimin e aktivistëve, akuzon rëndë Veselin dhe Mustafën

Lëvizja Vetëvendosje e ka cilësuar si politik dënimin e aktivistëve të kësaj partie me 21.6 vite burgim, për sulmin ndaj Kuvendi të Kosovës.

Lajme

17/11/2017 15:00

Visar Ymeri ka thënë se ky vendim erdhi dy ditë para zgjedhjeve, për ta dëmtuar VV-në.

“Rritja e VV-së po konfirmohet. Vendimi është i padrejtë dhe luftës kundër neve do t’i përgjigjemi me mobilizim politik”, ka thënë Ymeri, raporton lajmi.net

Më i ashpër në fjalën e tij ka qenë deputeti, Dardan Molliqaj.

Ai nuk ka kursyer nga akuzat as Kadri Veselin dhe kryetarin e LDK-së, Isa Mustafën.

“Klani Pronto me Kadri Veselin dhe klani që po i fërkon duart me Isa Mustafën, nuk kanë me arrit me sulmu Vetëvendosjen. S’ka me pas drejtësi deri këta të shkojnë në burg. Vetëvendosja do të kujdeset që të gjithë t’i përcjellë në burg”, tha Mollqaj.

Ai numëroi disa arsye që sipas tij janë argument që aktivistët e VV-së nuk e kanë kryer sulmin ndaj Kuvendit.

“Secili dëshmitar ka deklaruar të kudnërtën e asaj çka ka thënë në polici. Nuk kemi asnjë që e fajëson ndonjërin prej aktvisitëve. E dyta, nuk ka ndonjë raport të asnjë insticuoni që tregon se aktivistët tonë kanë lidhje me rastin. FBI ka treguar se ata nuk e kanë bërë një vepër të tillë. E është vendim politik, sepse po synojnë të na dëmtojnë për zgjedhjet lokale”, theksoi Dardan Molliqaj.

“Përgjigjen do ta marrin sonte në tubimin përmbyllës. Përgjigjen do ta marrin edhe të dielën. Do të befasohen”, tha Molliqaj.

Ai deklaroi se “pushteti përgjigjen do ta marrë nga populli”. /Lajmi.net/