VV do të votojë kundër mandatit të EULEX-it

Marrëveshjen për vazhdimin e mandatit të EULEX-it ndërmjet Kosovës dhe BE-së, Lëvizja Vetëvendosje do ta votoj kundër.

Lajme

16/06/2016 13:00

Këtë e ka bërë të ditur nënkryetari i VV-së, Glauk Konjufca, i cili e ka kundërshtuar mënyrën se si ka ardhur kjo çështje për votim në Kuvend, shkruan lajmi.net

“Ne nuk pajtohemi me këtë plotësim të rendit të ditës dhe marrëveshja ndërmjet LDK dhe PDK është arrogante dhe e papranueshme. Unë mendoj se duhet të shqyrtohet përpara që komisioni të ketë kohën e mjaftueshme dhe të vijë në procedura të diskutimit.

Ndërkaq marrëveshja thotë se komisioni do të mblidhet qaty si shpejt e shpejt dhe të përfundoj punën.

Ne do të votojmë kundër”, ka deklaruar Konjufca. /lajmi.net