VV: Do të vazhdojmë njëllojë deri në deputetin dhe aktivistin e fundit(Video)

Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosjes Driton Qaushi, vlerëson se ajo që ka ndodh të hënën është mbledhje e strukturave të partive. Ndërsa arrestimet e deputetëve, sipas tij, janë jashtë rregullave dhe Ligjeve.

Lajme

15/12/2015 12:57

Qaushi pranon se do vazhdojnë njëlloj deri në deputetin dhe aktivistin e fundit, raporton lajmi.net.

Ai deklaroi se nuk ka pozicion neutraliteti në ato që po ndodhin.

Ndërsa deputetja e këtij subjekti, Shqipe Pantina tha se kanë bërë shkelje ligjore, kur siç thotë ajo, kanë dashtë të emërojnë anëtarët e Bordeve.

Pantina thekson se ekipi që po e këshillon Isa Mustafën për borde jo ligjore, po i njëjti ekip e ka këshilluar për marrëveshjet me Serbinë.

Ata kanë bërë thirrje për lirimin e deputetëve dhe aktivistëve të cilët kërkojnë tërheqjen e marrëveshjeve.

Sa i përket fjalimit të Presidentes, Pantina tha se ajo nuk e ka treguar veten. “Nuk kemi marrë asnjë vendim se si do veprojmë të enjten por ne do të protestojmë edhe karshi veprimeve të saj”, tha Pantina./lajmi.net

YouTube player