VV do të inicojnë debat në Kuvend për dështimin në arsim

Lëvizja Vetëvendosje dështimin në cilësinë e arsimit të Kosovës që u prezantuan dje në testin ndërkombëtarë PISA, ia ka atribuuar Qeverisë aktuale dhe siç thanë ata klanit “Pronto”.

Lajme

07/12/2016 13:29

Kjo situatë e arsimit sipas këtij subjekti përveçse është përgjegjësi e Qeverisë, është po ashtu po aq përgjegjësi edhe e udhëheqjes komunale. Për këtë Smajl Kureshit i VV-së tha sot në konferencën e mbajtur për media se do të inicojnë një debat në kuvend për të diskutuar rreth arsimit.

“Kjo gjendje vjen si pasojë e angazhimit të qeveritarëve të cilët nuk kanë tentuar ta ndihmojnë atë por të përfitojnë vetëm politikisht.

Për këtë vlerësim janë përgjegjës shumë faktor por përgjegjësia mbie mbi qeverinë dhe udhqehqjn komunale që nuk kanë punuar mjaftueshëm për rezultate më të mirë në arsim”, tha ai.

Kurteshi vlerëson se gjendja në arsim është shumë e rëndë dhe se kjo duhet të ndryshoje por kjo siç theksoi ai, nuk mund të ndodh me qeverinë “Pronto” dhe nuk mund të ndërtohet arsim serioz të edukimit me po të njëtën qeveri. Madje ai ka propozuar edhe dnrsyhimet që duhen bërë me qëllim ngritjen e nivelit të arsimit në vend.

“Buxheti për arsim duhet të ndryshojë, duhen krijuar kushtet për përfitim të dijes, laboratorët, numri i nxënësve nuk duhet të jetë më i madh se 25, nxënësit me aftësi të veçantë dhe ata më të dobtë duhet bërë mësim shtesë”, tha ndër tjerash Kurteshi. /lajmi.net