VV akuzon qeverinë se po vazhdon politizimin e shkollave (Video)

Sot në prag të fillimit të vitit të ri shkollor, Lëvizja Vetëvendosje ka mbajtur një konferencë për media ku ka akuzuar Qeverinë, se po vazhdon me politizimin e shkollave.

Lajme

31/08/2015 12:46

Deputeti i Vetëvendosjes, Ismajl Kurteshi, ka thënë se pavarësisht se ministria e Arsimit, kishte premtuar depolitizimin e shkollave, sipas tij kjo nuk po ndodh.

Ai ka thënë se ende po vazhdon avazi i vjetër, ku drejtuesit e shkollave por edhe mësimdhënësit përzgjidhen për t’u shërbyer qarqeve të caktuara politike.

Në këtë konferencë, gjithashtu janë hedhur akuza për mos hapjen e drejtimeve të reja nëpër shkolla, pavarësisht premtimeve për këtë nga ministria e Arsimit. /lajmi.net

YouTube player