Vushtrria me objekt të ri komunal, Kryetari Tahiri kurorëzon çiftin e parë

Sot, administrata komunale e Vushtrrisë ka kaluar në objektin e ri, i cili ofron kushte më të mira të punës për punëtorët e administratës dhe shërbime më cilësore administrative për qytetarët.

Lajme

16/07/2018 20:35

Ky objekt është ndërtuar nga një donacion i Bashkimit Europian.

Objekti i ri i komunës tashmë ka edhe një zyrë moderne për çiftet që kurorëzohen, përderisa sot është kryer edhe martesa e parë në këtë zyre.

Në ceremoninë solemne të kurorëzimit ka marrë pjesë edhe kryetari i komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, i cili çiftit të sapo martuar ua ka lexues deklaratën e martesës.

Kryetari Tahiri çiftit të ri u ka uruar martesë të lumtur dhe jetë të suksese bashkëshortore.