lajmi.net

Vushtrria e vazhdon traditën e çajit: Kryetari u shërben amerikanëve me gjygyma

Vushtrria është qyteti që mban traditën e pirjes së çajit të ashtuquajtur ‘të rusit’.

Lajme

12/05/2018 22:55

Me këtë traditë është përfaqësuar edhe kryetari i komunës, Xhafer Tahiri, para një grupi të mysafirëve amerikanë.

Në një fotografi, Tahiri shihet duke shërbyer çaj të tillë me anë të ‘gjygymave’, enëve të posaçme për zierjen e këtij lloji të çajit, që është mjaft i pëlqyer në Kosovë, sidomos në Vushtrri.

Tahiri kishte vendosur që një grup të mysafirëve amerikanë t’i shërbente me çaj të tillë.

Delegacioni nga SHBA ka qenë në Vushtrri me qëllim të intensifikimit të lidhjeve mes dy vendeve përmes binjakëzimit e komunës së Vushtrrisë me ndonjë nga komunat e shtetit të Iowa’s në SHBA.

Delegacioni amerikan ka vizituar edhe komuna të tjera me qëllim të nxitjes së bashkëpunimit me Kosovën.

LM