Vushtrri, tenton të vjedh në bankë, arrestohet nga policia

Gjatë ditës së djeshme në Vushtrri është raportuar për një rast të vjedhjes së rëndë në tentativë.

Lajme

09/04/2018 11:53

Policia e Kosovës ka njoftuar se është arrestuar i dyshuari mashkull, pasi që i njëjti është zënë në flagrancë duke thyer xhamin e derës së bankës, me qëllim të kryerjes së vjedhjes.

I dyshuari është intervistyuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje./Lajmi.net/