Vushtrri, është gjetur i vdekur një punëtor i sigurimit

Një punëtor i sigurimit në një pikë të derivateve në fshatin Maxhunaj të Vushtrrisë është gjetur i vdekur. 

Lajme

02/09/2014 15:05

Rastin në polici e ka raportuar një person, i cili ka njoftuar se në një pikë shitëse të derivateve, pranë objektit, është gjetur pa shenja jete punëtori i sigurimit. 

Në vendngjarje ka dalë mjeku kujdestar i cili ka konfirmuar vdekjen e viktimës. 

Trupi i pajetë me vendim të prokurorit është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion. 

Policia e ka vlerësuar rastin si vdekje e dyshimtë. (lajmi.net)