Vushtrri: E rrah me stupc fqinjin e tij

Një 56 vjeçar nga qyteti i Vushtrrisë, punëtor i një parkingu veturash, sot rreth orës 18:00 është rrahur rëndë dhe është përgjakur nga fqinji i tij, pronar i një kafeneje.

Lajme

16/03/2015 21:59

Musa Gashi, i cili ishte me gjak në ballë dhe hundë, dhe po merrte ndihmën e parë mjekësore në shërbimin emergjent të Spitalit të Vushtrrisë, raporton Veriu.info.

Ai ka thënë se është rrahur me stupca nga pronari i kafenesë dhe një familjar i tij. Ai tha se është sulmuar për shkak të një ngatërrese për një veturë të parkuar në parkingun ku ai punon.

Mësohet së të njëjtit kishin pasur një ngatërresë para dy ditësh, kur edhe ishte hapur rasti në polici.

rrahja2

I lënduari pas marrjes së ndihmës së parë në Spitalin e Vushtrrisë është dërguar për trajtim të mëtejmë në QKUK në Prishtinë.

Këtë rast të rrahjes e ka konfirmuar edhe policia. Zëdhënësi i policisë rajonale, Avni Zahiti ka konfirmuar se lidhur me këtë rrahje janë arrestuar tre persona, transmeton Veriu.info.