Vullkani më i vogël i Italisë (Foto)

Njihet si “Vullkani i Malit Buska” dhe prej vitesh tërheq mijëra turistë në Itali.

Fun

15/08/2017 21:33

Bëhet fjalë për një grumbull gurësh në një kodër pranë fshatit Tredocio, në provincën e Forlit. Edhe pse quhet vullkan, kjo ngritje 1.2 metra e lartë nuk ka krater dhe nuk nxjerr llavë. Në fakt, është një burim gazi natyror.

Hidrogjeni në shtresat e poshtme digjet kur bie në kontakt me oksigjenin në sipërfaqe, duke bërë që flaka të mos shuhet kurrë.

Gjatë Luftës së Dytë Botërore, banorët e zonës e kanë përdorur këtë zjarr për të gatuar. Në kohët e sotme është vetëm një tërheqje për turistët. /Lajmi.net/