Vulin: U propozua draft-marrëveshja për anëtarësimin e Kosovës në OKB, nuk e pranuam

Ministri i Punës në Qeverinë e Serbisë, Aleksandar Vulin, ka thënë se pozicioni i Serbisë është më se i qartë.

Lajme

25/12/2015 19:11

 

Sipas tij, Kosova nuk është shtet i pavarur dhe në këtë mënyrë nuk mund të jetë shtet anëtar në Organizatën e Kombeve të Bashkuara (OKB) dhe këtë nuk do ta lejojë kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

I pyetur rreth deklaratave të ambasadorit amerikan në Serbi, Michael Kirby, i cili mbrëmë tha se normalizimi i marrëdhënieve mes Prishtinës dhe Beogradit do të thotë anëtarësim i Kosovës në OKB, njëjtë si Vuçiqi, Vulin tha se Serbia ka respekt për superfuqitë siç është SHBA-ja, mirëpo sipas tij, Serbia ka politikat e saj.

Vulin tha se para se të miratoheshin marrëveshjet në Bruksel, në tavolinë na erdhi një draft-marrëveshje ku thuhej se Serbia duhet ta lejojë Kosovën të bëhet pjesë e OKB-së.

“Shumica e delegacionit të atëhershëm votuan pro kësaj draft-marrëveshje, por që atëherë, kur kryeministri Vuçiq tha se kjo nuk do të ndodh, zëri i tij ndërroi kursin e historisë”, ka shpjeguar Vulin. /kp