Vulin u dërgon letër 53 ministrave që të ndalin formimin e Ushtrisë së Kosovës

Ministri i Mbrojtjes i Serbisë, Aleksandër Vulin u dërgoi letër ministave të mbrojtjes të 53 vendeve duke kërkuar atyre të parandalojnë formimin e Ushtrisë së Kosovës.

Lajme

12/12/2018 17:00

Ai ka kërkuar të ndalohet formimi i Ushtrisë së Kosovës dhe ndalimin në përpjekjen për të krijuar një formacion siç e quan ai tjetër paraushtarak në Kosovë, shkruan lajmi.net.

“Çka ka të bëjë me shpalljen e formimit të Ushtrisë së Kosovës dhe përpjekjen për të krijuar një formacion tjetër paraushtarak në territorin e Kosovës. Terroristët e padëshiruar tani do të kenë një ushtri dhe ata do të kenë mundësi që t’i përsërisin të gjitha ato krime edhe njëherë, por këtë herë në formën e një ushtrie. Për Serbinë kjo është absolutisht e papranueshme dhe duhet të jetë e papranueshme për bashkësinë ndërkombëtare. Saktësisht se askush nuk mund të thoshte që një ditë kjo do të ndodhë në Kosovë. Unë u dërgova letra 53 ministrave të mbrojtjes të vendeve më të rëndësishme të botës. Kam marrë një letër shumë të qartë duke treguar se çfarë po përgatitet në Kosovë, sa e rrezikshme është që të ndodh një formacion tjetër paraushtarak në Kosovë”, ka shkruar Vulin në letrën e tij.

“E gjithë bota duhet të njohë dhe të dinë se në Kosovë po krijohet një organizatë terroriste që do të quhet ushtri dhe është vetëm për një arsye – për pastrimin me Serbinë dhe pastrimin me serbët, për asgjë tjetër”, ka shkruar në letër Aleksandër Vulin.

Sipas tij, ai u ka folur kolegëve të tij duke pritur që ata do të informojnë qeveritë e tyre dhe të presin që ata të mbrojnë të drejtën ndërkombëtare, por edhe të mbrojnë profesionin ushtarak të tyre.

Sepse sipas tij, nëse nuk mund të ndërtohet një ushtri nga një shtet islamik, atëherë nuk mund të bëhet as nga siç e quan ai një UÇK terroriste. /Lajmi.net/