Vulin reagon për deklaratat e Ramës e Pacollit

Ministri i Mbrojtjes së Serbisë, Aleksandar Vulin ka reaguar pas deklarimeve të kryeministrit shqiptar, Edi Rama dhe kryetarit të AKR-së, Behgjet Pacolli rreth qëndrimit të fundit të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq për normalizimin e raporteve me Kosovën.

Lajme

26/07/2017 10:23

Vulin ka thënë se është dëshmuar edhe një herë se në mesin e shqiptarëve nuk ka bashkëbisedues të sinqertë kur bëhet fjalë për çështje të një rëndësie vendimtare për serbët dhe shqiptarët.

“Deklaratat e Ramës dhe Pacollit e parandalojnë  dialogun, dëmtojnë Vuçiqin dhe ndalojnë  atë që t`i bëjë bashkë serbët rreth çështjes së Kosovës”, është shprehur Vulin shkruan Tanjug. /Lajmi.net/