Vulin po e kërkon demarkacionin e Serbisë me Kosovën

Ministri serb i Mbrojtjes, Aleksander Vulin ka deklaruar se si zgjidhje e pranueshme për Serbinë do të ishte edhe demarkacioni me Kosovën.

Lajme

22/07/2018 12:29

“Demarkacioni dhe ndalimi i shtrirjes së Shqipërisë së Madhe, janë zgjidhje kompromisi me Kosovën”, u shpreh ai.

Madje, sipas tij, është e pritshme që Prishtina të vazhdojë provokimet për ndërprerjen dhe vonimin e dialogut, transmeton lajmi.net.

“Ata e dinë që negociatatat me Vuçiqin nuk janë të mira për ta, dhe ata këtë e pranojnë me vështirësi”, deklaroi Vulin.

Vulin në këtë intervistë dhënë për “Kurir”, foli edhe për hetimet rreth vrasjes së liderit të SDP-së, Oliver Ivanoviq, për të cilat ai tha se komunitetit ndërkombëtar po u konvenon që mos të arrihet deri tek zbardhja e rastit.

“Do të doja që ne të kishim kontroll të plotë në hetimet për zgjidhjen e këtij rasti, mirëpo ne nuk e kemi, dhe kjo është arsyejaa pse mundësitë tona janë të kufizuara”, u shpreh Vulin.

Ndryshe, për zbardhjen e së vërtetës rreth vrasjes së Ivanoviqit foli të enjten edhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i cili tha se “e vërteta do të shkaktojë kokëdhimbje për dikë në Kosovë e Serbi”./Lajmi.net/