Vulin: Përkushtimi i Serbisë në bisedime mbetët i pa ndryshuar

Aleksandar Vulin vlerëson se përkushtimi i Qeverisë së re të Serbisë në dialogun e Brukselit, mbetët i pa ndryshuar. Ai pranon se pala serbe nuk mund të diktojë ecurinë dialogut. Thotë se në këtë dialog ndikojnë edhe përfaqësuesit e Prishtinës dhe Brukselit.

Lajme

30/03/2014 14:26

Ministri serb pa Portofol, i ngarkuar për çështjen e Kosovës, Aleksandar Vulin, ka deklaruar se raundi i nesërm i bisedimeve në Bruksel do të jetë i rëndë për palën serbe.

Vulin ka bërë të ditur se delegacioni serb shkoi në Bruksel për të treguar se angazhimi i qeverisë së re serbe mbetët i pandryshuar në zbatimin Marrëveshjes së Brukselit dhe në negociatat e mëtejshme.

“Çdo marrëveshje në Bruksel për ne është shumë i rëndësishëm. Delegacioni ynë përfaqësohet në nivelin më të lartë. Dëshirojmë të tregojmë se përkushtimi për Marrëveshjen e Brukselit dhe për dialogun, nuk do të ndryshojë edhe pas formimit të Qeverisë së re të Serbisë”.

Ai gjatë qëndrimit në fshatrat me shumicë serbe në Komunën e Klinës, tha se nuk varet gjethka nga vullneti i palës serbe.

“Në bisedimet e Brukselit marrin pjesë edhe përfaqësues të Prishtinës dhe të BE-së. Secili nga ne ka përgjegjësinë për zbatimin e obligimeve të veta”.