Vulin: OKB duhet t’i publikojë pasojat e vitit 1999

Aleksandar Vulin thotë se OKB duhet t’i paraqesë dëmet që janë bërë gjatë fushatës ajrore të NATO-s. Sipas tij, shpërthimi i raketave të NATO-s, është kontaminuar ajri, uji dhe toka.

Lajme

24/03/2014 16:26

Ministri pa portofol në Qeverinë e Serbisë, i ngarkuar për Kosovën, Aleksandar Vulin, ka kërkuar nga OKB që të sigurojë raportin për “pasojat e bombardimeve të Serbisë me uranium të varfëruar”,  në vitin 1999.

Vulin pretendon se gjatë fushatës ajrore të NATO-s, është kontaminuar ajri, uji dhe toka në përgjithësi.

“Nga ky vend kërkoj nga OKB-ja që të sigurojë raportin për bombardimet me uranium të varfëruar, ku kanë rënë bombat, ku na e kanë helmuar ujin, ajrin, tokën”, ka thënë Vulin në Leposaviq, raporton B92.

Ky zyrtar i Qeverisë së Serbisë ka folur edhe për të rënët serbë gjatë këtyre bombardimeve, dhe sipas tij, shteti serb duhet të krijojë një ligj për ushtarët që kanë mbrojtur vendin e tyre.