Vulin: Nikoliç është dashur të konsultohet me kryeministrin për platformën e Kosovës

Ministri i Punës Aleksandar Vulin, tha se Presidenti Tomislav Nikoliç është dashur fillimisht të konsultohet me kryeministrin Aleksandar Vuçiç rreth platformës për Kosovën, pasi që sipas tij për çfarëdo platforme që ka lidhje me politikën shtetërore duhet të ketë dakordim. Gjatë një interviste dhënë të përditshmes serbe “Kurir”, Vulin ka deklaruar se nuk e ka…

Lajme

08/06/2015 23:44

Ministri i Punës Aleksandar Vulin, tha se Presidenti Tomislav Nikoliç është dashur fillimisht të konsultohet me kryeministrin Aleksandar Vuçiç rreth platformës për Kosovën, pasi që sipas tij për çfarëdo platforme që ka lidhje me politikën shtetërore duhet të ketë dakordim.

Gjatë një interviste dhënë të përditshmes serbe “Kurir”, Vulin ka deklaruar se nuk e ka parë platformën e Nikoliçit që ka të bëjë me Kosovën, por ka shtuar se kryetari i Serbisë nuk është dashur të konsultohet jo me qeverinë por me kryeministrin, transmeton lajmi.net.

Kryetari i shtetit ka të drejtë të shpreh mendimin e tij. Por a do ta mbështesë Qeveria dhe Parlamenti një gjë të tillë ajo është një pyetje krejt tjetër”, shtoi Vulin, i cili nuk beson se ka mosmarrëveshje në mes të presidentit dhe Kryeministrit.