Vulin nesër në Kosovë

Aleksandar Vulin do të vizitojë nesër Veriun e Kosovës. Ai do të merr pjesë në një program komemorativ për pesëmbëdhjetë vjetorin e fushatës ajrore të forcave të NATO’s ndaj caqeve të ushtrisë serbe.

Lajme

23/03/2014 16:49

Ministri pa Portofol i Serbisë, i ngarkuar për Kosovës, Aleksandar Vulin, do të vizitojë nesër Leposaviqin.

Vulin do të merr pjesë në shënimin e pesëmbëdhjetë vjetorin e fushatës së bombardimeve të NATO’së, ndaj caqeve të ushtrisë serbe.

Sipas një komunikate të së ashtuquajturës, Zyrës për Kosovën dhe Metohinë në Qeverinë e Serbisë, Vulin nesër në orën 13 do të vizitojë përmendoren para ndërtesës së Komunës së Leposaviqit, transmetojnë mediat serbe.

“Vulin të hënë në orën 13 do të vë bëjë homazhe para përmendores së të rënëve serbë gjatë bombardimeve të NATO’s”.

“Në orën 19, Vulin në Shtëpinë e Kulturës në Leposaviq do të merr pjesë në akademinë përkujtimore që i kushtohet përvjetorit të fushatës ajrore të NATO’s”.

Në këtë komunikatë bëhet e ditur se Vulin do të shfrytëzojë rastin të takohet edhe me Kryetarin e sapozgjedhur të Leposaviqit, Dragan Jablanoviq.

Vulin do të realizojë këtë vizitë në Kosovë, pasi që i ishte ndaluar disa herë më parë hyrja në Kosovë.