Vulin në takim me gjeneralin e NATO-s, ky ishte diskutimi për Kosovën

Aleksandar Vulin është takuar në Beograd me gjeneralin e përgjithshëm të NATO-s, Jan Brooks.

Lajme

22/01/2019 14:50

Ministri serb i Mbrojtjes, Aleksandar Vulin është takuar në Beograd me gjeneralin e përgjithshëm të NATO-s, Jan Brooks.

Gjatë takimit të tyre është biseduar edhe për situatën në Kosovë. Vulin ka përmendur bashkëpunimin e mirë të Ministrisë së mbrojtjes dhe ushtrisë serbe me NATO-n gjatë programit “Partneriteti për paqe”.

Vulin ka thënë se ndryshimi i qëllimit dhe detyrave të “forcave të sigurisë së Kosovës” në “ushtri të Kosovës” për Serbinë është e papranueshme dhe përfaqëson shkelje të Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara dhe marrëveshjen ushtarake dhe teknike nga Kumanova, transmeton lajmi.net.

“Për Serbinë, KFOR përfaqëson të vetmin formacion legjitim të armatosur në Kosovë”, theksoi Vulin duke shtuar se serbët tek ai e shohin të vetmen mundësi të sigurisë dhe paqes në vend.

Vulin po ashtu ka kërkuar nga KFOR-i të qëndrojë në terren në kapacitet të plotë dhe të mos e zvogëlojë numrin e prezencës ushtarake. /Lajmi.net/