Vulin: Me Listën Serbe në qeveri, formimi i Ushtrisë së Kosovës është i pamundur

Ministri i mbrojtjes në Serbi, Aleksandar Vulin duke komentuar deklaratat e presidentit Hashim Thaçi për krijimin e Ushtrisë, ai ka thënë se rezoluta 1244 e parandalon këtë gjë.

Lajme

16/09/2017 14:27

Vulin ka deklaruar se shteti i Serbisë asnjëherë nuk do ta lejojë krijimin e një ushtrie në Kosovë, dhe kjo pamundësohet edhe më shumë me Listën Serbe në qeveri.

“Me ministrat e Listës Serbe në qeverinë e Prishtinës vështirë se do të jetë e mundur formimi i Ushtrisë, ose më mirë thënë e pamundur. Edhe kur nënshkruam marrëveshjen e Bruseklit, morrëm garanci nga sekretari i NATO-s që asnjë forcë e armatosur nuk do të jetë në gjendje të kalojë te lumi Ibër, pa pëlqëimin e kryetarëve të komunave serbe”, tha Vulin, transmeton lajmi.net

“KFOR është e vetmja forcë e armatosur në Kosovë dhe asnjë fuqi tjetër nuk do të ekzistojë deri në shfuqizimin e rezolutës 1244”, shtoi ai.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dje në një intervistë garantoi se Ushtria e Kosovës do të themelohet deri në fund të vitit. /Lajmi.net/