Vulin: Kërkesa e Shqipërisë për anëtarësimin e Kosovës në UNESCO, akt jomiqësor

Kërkesa e Shqipërisë drejtuar UNESCO-s që në rend dite të vë shqyrtimin e kërkesës së Kosovës për anëtarësim në këtë organizatë, nuk është një akt miqësor dhe nuk çon në marrëdhënie të mira fqinjësore, ka thënë Aleksander Vulin, ministër i Punës, Punësimit dhe Çështjeve Sociale, shkruan B92, transmeton Klan Kosova.

Lajme

12/09/2015 15:57

Vulin u ka thënë gazetarëve që i vjen shumë keq që shteti shqiptar ka marrë këtë vendim, por Serbia do të vazhdojë të luftojë në drejtim të kundërt – kundër këtij vendimi.

“Më vjen keq që Shqipëria ka bërë atë që ajo e bëri, kjo nuk ishte diçka që ndihmon të marrëdhënieve të mira fqinjësore. Kjo nuk e kthen besimin në rajon dhe tregon se disa vende nuk e marrin parasysh, ose pak rëndësi se çfarë Serbia dhe serbët ndjejnë”, ka deklaruar Vulin.

Sipas ministrit serb, ligji është në anën e Serbisë, prandaj Kosova nuk do të mund të pranohet në UNESCO.

“Kosova nuk mund të jetë anëtar i UNESCO-s, për shkak se ajo nuk është shtet dhe për shkak se ajo nuk është anëtare e OKB-së”, ka thënë Vulin.