Vulin ka një kërkesë për KFOR-in në lidhje me Kosovën

Ministri serb i Mbrojtjes Aleksandar Vulin, sot ka takuar komandantin e KFOR-it në Kosovë, Lorenzo D'Addario, nga i cili ka kërkuar që KFOR-it të mbetet me kapacitet të plotë në Kosovë.

Lajme

16/01/2019 16:27

Ministri serb i Mbrojtjes Aleksandar Vulin ka takuar komandantin e KFOR-it, Lorenzo D’Addario, shkruan lajmi.net.

Siç bëjnë të ditura mediat serbe, Vulin i ka thënë komandantit të KFOR-it, D’Addario, që është e papranueshme që Kosova ta formojë ushtrinë e saj, pasi që sipas tij, vetëm KFOR-it është garantues i sigurisë së Kosovës.

Po ashtu Vulin ka kërkuar nga D’Addario që KFOR-i të mbetet me kapacitet të plota në Koosvë dhe të mos e zvogëlojë numrin e ushtarëve.

Po ashtu, siç shkruajnë mediat serbe duke iu referuar komunikatës së Ministrisë së Mbrojtjes, Vulin gjatë këtij takimi, komandantit të KFOR-it, D’Addario i ka thënë se bashkëpunimi në mes të ushtrisë së Serbisë dhe KFOR-it duhet të ruhet, transmeton më tutje lajmi.net.

“KFOR-i është i vetmi formacion i ligjshëm i armatosur në Kosovë dhe populli serbe në Kosovë e sheh atë si garantuesin e vetëm të sigurisë”, citohet të ketë thënë Vulin.

Vulin shtoi se vendimi për të reduktuar forcat e KFOR-it duhet të varet nga vlerësimi i vazhdueshëm i zhvillimit të situatës në planin politik dhe ushtarak dhe treguesit e sigurisë të situatës, jo në bazë të datave të përcaktuara.

D’Adario tha se ai respekton qëndrimin e qeverisë serbe dhe “sjelljen e përmbajtur gjatë incidenteve në Kosovë”. /Lajmi.net/