Vulin: Haradinaj ka shumë aleatë në Serbi, Vuçiq vetëm popullin

Ministri i Mbrojtjes në Serbi, Aleksandar Vulin ka thënë sot se kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka aleatë në mesin e politikanëve serbë të cilët janë për Kosovën e pavarur, ndërsa presidenti serb,Aleksandar Vuçiq ka vetëm popullin.

Lajme

09/08/2018 11:37

“Haradinajn nuk e ka sulmuar asnjë nga politikanët nga Serbia të cilët janë  për një Kosovë të pavarur. Haradinaj ka shumë aleatë të zhurmshëm në Serbi, e Vuçiqi vetëm popullin”, ka thënë Vulin për Tanjug, transmeton lajmi.net.

Sipas Vulin, shumë politikanë në Serbi kanë folur kundër ndalimit të përhapjes së idesë për ‘Shqipërinë e Madhe’.

“Të gjithë thonë se janë të shqetësuar në lidhje me atë se çfarë do të thotë ndarje e Kosovës, por nuk shqetësohen në lidhje me mundësinë që Kosova e Shqipëria të kenë një president apo që do të kenë një kufi të përbashkët”./Lajmi.net/